E dashura e 20-vjeçarit ‘mollë sherri’/ Toshkezi kishte dhunuar Mazen dhe Hoxhajn 2 javë më parë

Date:

- Advertisement -

Stivens Toshkezi është 20-vjeçari i cili ndërroi jetë në spital pas sherrit me thika me dy 18-vjeçarë. Mësohet se konflikti mes Enzi Maze, Axel Hoxhaj dhe Stiven Toshkezi, ka ndodhur për një vajzë.

Konkretisht njëri nga dy 18-vjeçarët ngacmonte të dashurën e 20-vjeçarit dhe për këtë shkak 2 javë më parë në Rrugën e Elbasanit ata ishin zënë dhe Stiven Toshkezi i kishte rrahur me grushte e shkelma. Ndërkohë për këtë ngjarje, Maze dhe Hoxhaj, morën hak në orët e para të mëngjesit, pasi në “Rrugën e Dibrës”, pranë gjimnazit “Partizani” u takuan me Toshkezi, aty ku pas një konflikti verbal, ka nisur përdorimi i thikave.

Plagët e marra kanë qenë të rënda, gjë që i kanë shkaktuar Toshkezit vdekjen sapo ka mbërritur në spital.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related