Akuzat e Teas ndaj Kiarës dhe familjarëve të saj për kërcënime, reagon Zhaklin Lekatari?

Date:

- Advertisement -

“Dramat” e vërteta të “BBVIP” duket se momentalisht po ndodhin jashtë shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri, teksa banorët brenda po shijojnë orët e fundit të qëndrimit para finales së madhe. Kështu, në puntatën e djeshme të “Më Lër të Flas”, ishte Tea Trifoni që bëri një deklaratë të fortë duke bërë me dije se është kërcënuar nga Kiara Tito dhe familjarët e saj, madje me kërcënime të rënda dhe kjo nuk ishte hera e parë që moderatorja e bënte dicka të tillë, teksa “viktimë” e saj kishte qenë edhe opinionistja Zhaklin Lekatari.

E ftuar në të njejtin emision, në rubrikë të ndryshme, Kiara i mohoi akuzat, duke i quajtur thjesht të pavërteta dhe se personazhe të tillë (si Tea) do të bënin gjithcka për vëmendje dhe kjo gjë ishte shumë e shëmtuar. Megjithatë duket se ka më shumë në këtë histori, ndërsa publiku i “BBVIP” dhe jo vetëm, ende nuk e ka të qartë kush po tregon të vërtetën dhe kush po gënjen.
Një account mjaft aktiv në Twiiter për ngjarjet e “Big Brother”, kishte postuar mbrëmjen e djeshme rrëfimin e Teas dhe një koment poshtë saj e kishte lënë pikërisht Zhaklina, ose të paktën një account që mbante emrin e opinionstes, duke thënë thjeshtë “E vërtetë”.

Që nga dje ky account është fshirë nga Twitter-i, madje edhe nga Instagram-i, në mënyrë të papritur, teksa nuk dihet ende nëse ka qenë vërtetë Zhaklina ajo që ka reaguar dhe ka konfirmuar kështu kërcënimet e Kiarës. Ndërkohë që fansat pavarësisht “provave” që kanë përpara, mbeten ende të ndarë në dy pjesë. Ata që e besojnë Tean (dhe Zhaklinën) nisur nga rrëfimet përkatëse dhe presioni në të cilin janë gjendur këto muaj dhe ata që ende e kujtojnë se si ish-konukrentja e “Për’puthen” gënjeu në kohën kur ishte pjesë e atij reality dhe besojnë se të njejtën gjë mund të bëjë edhe sot.

/News31

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Kush do t’i mbledhë ullinjtë tanë?”/ Habit Mitsotakis me deklaratën për emigrantë shqiptarë

Ardhja e emigrantëve të parë italianë në Shqipëri, si...

Pastronin paratë e klanit “Çopja”, arrestohet në Romë një prej vëllezërve Merkaj

Klajdi Merkaj, në kërkim ndërkombëtar për llogari të dosjes...

Vazot e kualifikueseve të Kupës së Botës, Shqipëria rrëzikon përballje “BIG” dhe me Kosovën

Me 13 dhjetor do të hidhet shorti i kualifikueseve...