VIDEO/ Milani nuk ka marrë ende veten nga humbja me Interin, Specia e mund dhe i lë jashtë Champions-it

Date:

- Advertisement -

E vështirë për t’u besuar, por Milani ka dështuar të dalë me rezultat pozitiv nga transferta me Specian. Kuqezinjtë nuk e kanë marrë ende veten nga humbja me Interin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, teksa sot është mposhtur me rezultatin 2-0 edhe nga Specia.

Këta të fundit janë në garë për mbijetesë dhe kanë marrë tre pikë mjaft të rëndësishme kundër “djallit”. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 75, kur Visnievski e ndali topin në rrjetë. Vetëm 10 minuta më vonë, Esposito trondit përsëri Milanin dhe shënon golin e dytë të takimit. Kuqezinjtë e Piolit e vështirësojnë edhe më tepër situatën e tyre në këtë fundsezoni, ku tashmë janë jashtë zonës që i kualifikon në Ligën e Kampionëve. Milani gjendet me 2 pikë më pak se Interi i vendit të katërt, por zikaltrit kanë një ndeshje më tepër në dispozicion./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related