VIDEO/ Dopieta e Lautaros ndaj Fiorentinës, Interi fiton trofeun e 9-të në histori

Date:

- Advertisement -

Interi triumfon për herë të 9-të në Kupën e Italisë. Zikaltërit e Inzagit mposhtën me përmbysje 1-2 Fiorentinën në finalen e zhvilluar në “Olimpico”. Skuadra vjollcë e drejtuar nga trajneri Italiano, kaloi e para në avantazh në minutën e 3-të me anë të Gonzalez, teksa interistët përmbysën po në pjesën e parë me Lautaro Martinez, që shënoi dopietë në harkun kohor të 8 minutave ( 29 dhe 37).

Video e supergolit te Lautaro Martinez

Kjo ishte finalja e 15- të e Interit në Kupën e Italisë. Vetëm Juventusi (21) dhe Roma (16) kanë më shumë në historinë e turneut.

Me triumfin ndaj Fiorentinës, zikaltërit e Interit u barazuan me Romën në vendin e dytë si skuadrat më të titulluara të kompeticionit, pas Juventusit që është i pari me 14 trofe.

Video e golit te barazimit nga Lautaro

Vlen të theksohet fakti se kjo ishte finalja e tetë e Simone Inzagit si trajner në të gjitha kompeticionet. Pasi humbi finalen e tij të parë ndaj Juventusit në 2017, 47- vjeçari fitoi të 7 ndeshjet e ardhshme, duke përfshirë 4 në krye të Interit (dy herë Superkupën dhe 2 herë Kupën).

FT FIORENTINA-INTER 1-2

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related