Interin e pret një makineri e frikshme, Haland i jep mesazhin e qartë zikaltërve pas fitores së FA Cup

Date:

- Advertisement -

Më 10 qershor do të vendoset fituesi i Ligës së Kampionëve për këtë sezon. Interi dhe Mançester Siti do të lu.ftojnë për të ngritur në qiellin e Stambollit trofeun veshëgjatë. Zikaltrit do të kenë përballë një makineri të frikshme si Mançester Siti. “Qytetarët” janë treguar të jashtëzakonshëm këtë sezon, ku pas kampionatit, fituan sot edhe FA Cup.

Një sukses madhor për lojtarët e Guardiolës, që tashmë kanë hedhur vështrimin te Liga e Kampionëve. Siti dëshiron tripletën dhe ky është i vetmi objektiv që kaloi nëpër mendjet e futbollistëve pas suksesit të sotëm. Haland ka dhënë mesazhin e qartë për Interin, teksa duke festuar trofeun e fituar kundër Mançester Junajtidit dëgjohet të thotë: “Edhe një tjetër, edhe një tjetër”. Siti është vetëm një ndeshje larg trofeut që e ëndërron prej vitesh dhe Halandi me shokë do të bëjë gjithçka është e mundur për ta marrë në duart e tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related