Legalizimi i kanabisit, Korreshi te ‘Ligjet’: Pse nuk merrni edhe çunat e Londrës!

Date:

- Advertisement -

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka prezantuar ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve projektligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor.

Deputeti i opozitës, Saimir Korreshi ironizoi projektligjin duke thënë se nuk duhej të ishte hartuar pa marrë mendimin e çunave të Londrës, të cilët të jepnin eksperiencën e tyre për kultivimin e kanabisit.

“E mira është ti marrim se bëjnë rolin e agronomit, pse i lëmë në emigrim vijnë këtu. Lazarati është një shkallë më lart, ka nis tek ABZHR tani. Grupet e interesit, çunat që rrinë në Londër që punojnë shpi bari gjynah të vijnë me eksperiencë, farën e kanë, të zgjedhin llojin e farës, të japin mendim për mënyrën si jepet rendimenti. A po flasim për hashashin tani”, tha Korreshi.

Ministrja ju përgjigj se po konfuzon publikun, pasi është thejsht një kuadër ligjor që ka të bëjë me kultivimin e kontrolluar të kanabisit nga shteti për qëllime industriale edhe mjekësore.

“Po flasim për krijimin e një kuadri ligjor që ka të bëjë me kultivimin e kontrolluar nga shteti për qëllime industriale edhe mjekësore. Çfarë është në shkelje të këtij kuadri ligjor mbetet e paligjshme dhe nuk po legalizohet paligjshmëria, por ngrihet një kuadër i ri ligjor për hapjen e një sektori në ekonomi, që i përket kontrollit të kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale. I ka të përcaktuara të gjitha dispozita. Çdo gjë tjetër që thuhet për të konfuzionuar publikun është e pavërtetë”, tha Manastirliu.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Gjyshja e famshme e TikTok ndahet nga jeta, Genta jep lajmin e trishtë

Jemi të sigurt që e keni hasur në TikTok...

Tigra dhe luanë, moda e grupeve kriminale, dhe jo vetëm, për të treguar forcë dhe pushtet

Një trend i ri ka pushtuar Ballkanin, veçanërisht Shqipërinë,...

Paraqitjet e kuqezinjve/ Javë fantastike për kuqezinjtë, 6 gola & 3 asiste

Java që sapo lamë pas ka qenë mjaft pozitive...