Hajdutët hynë në shtëpinë e futbollistëve shqiptarë, iu marrin 7 ora Rolex

Date:

- Advertisement -

Shtëpitë e futbollistëve janë shpesh në shënjestër të hajdutëve dhe këtyre të fundit nuk iu kanë shpëtuar dot as futbollistët shqiptarë.

Këtë javë, Valon Berisha dhe Arbër Zeneli dy lojtarë të Kosovës dhe Stade de Reims nuk e kanë gjetur shtëpinë e tyre në gjendjen që e lanë përpara se të luanin një ndeshje miqësore në Valenciennes.

Të mërkurën më 2 gusht, rreth orës 15:30 dhe 16:00, disa hajdutët kanë hyrë në shtëpinë e futbollistëve të cilët jetojnë së bashku në Reims.

Kur u kthyen nga Veriu, futbollistët nuk gjetën shtatë ora Rolex, as dy çanta Louis Vuitton as edhe një telefon. Inventari i mallrave të vjedhura është ende në proces, por ato kapin vlerën rreth 350 mijë euro.

Sipas mediave franceze, një fqinj ka parë dy persona që kanë hyrë brenda. Ata ikën, por dëshmitari i ndoqi në rrugë para se të hipnin në një automjet të zi për të shpëtuar.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Etrit Berisha te Barcelona? Do ishte kalim historik, ja e vërteta e “transferimit të ëndrrave”

A do të kalojë Etrit Berisha te Barcelona? Ky...

Gjyshja e famshme e TikTok ndahet nga jeta, Genta jep lajmin e trishtë

Jemi të sigurt që e keni hasur në TikTok...

Tigra dhe luanë, moda e grupeve kriminale, dhe jo vetëm, për të treguar forcë dhe pushtet

Një trend i ri ka pushtuar Ballkanin, veçanërisht Shqipërinë,...