Vedat Muriqi ka ndezur motorrët në La Liga, shënon të katërtin gol radhazi në elitën e Spanjës

Date:

- Advertisement -

Nisja e këtij sezoni nuk ishte e lehtë për Vedat Muriqin, por ngërçi i golit tashmë është hedhur pas krahëve. Sulmuesi shqiptar ka ndezur motorrët në La Liga, ku po shënon nga ndeshja në ndeshje. “Pirati” ka gjetur rrugën e rrjetës edhe ditën e sotme, teksa i shënoi Rajo Vajekanos.

Në tërësi, Muriqi kap shifrën e 4 golave në kampionat. Katër gola që janë shënuar në 4 ndeshje radhazi, që dëshmojnë formën e jashtëzakonshme që 29-vjeçari po kalon. Kujtojmë se lojtari i Majorkës humbi 2 penallti në javët e para të La Ligas, çka shfaqi edhe shqetësim në klubin spanjoll. Por periudha e vështirë tashmë i përket së shkuarës, pasi Muriqi është në ritmin e duhur për të qenë në pjesën kryesore të renditjes së golashënuesve në elitën e futbollit spanjoll.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Kush do t’i mbledhë ullinjtë tanë?”/ Habit Mitsotakis me deklaratën për emigrantë shqiptarë

Ardhja e emigrantëve të parë italianë në Shqipëri, si...

Pastronin paratë e klanit “Çopja”, arrestohet në Romë një prej vëllezërve Merkaj

Klajdi Merkaj, në kërkim ndërkombëtar për llogari të dosjes...

Vazot e kualifikueseve të Kupës së Botës, Shqipëria rrëzikon përballje “BIG” dhe me Kosovën

Me 13 dhjetor do të hidhet shorti i kualifikueseve...