Shqiptari “rrëmben” 13-vjeçaren në Greqi dhe abuzon, e mitura gjendet në gjendje të rëndë psikologjike

Date:

- Advertisement -

Greqi-Zyrtarët e ekipit të DIAS-it arritën t’i japin fund dramës që përjetoi një vajzë 13-vjeçare nga duart e një 18-vjeçari shqiptar, ditën e djeshme, 16 tetor.

Sipas raportimit të protothema.gr, gjithçka ka ndodhur rreth orës 18:00 të pasdites në Sintagma, kur një baba, dukshëm i shqetësuar, i është afruar një ekipi të DIAS-it së bashku me bashkëshorten dhe dy djemtë e tij dhe ka njoftuar policinë se vajzën ishte zhdukur që nga e enjtja e 12 tetori pa dhënë asnjë shenjë jete.

Në të njëjtën kohë, burri theksoi se ka njoftuar autoritetet , por ka kërkuar edhe ndihmën e njerëzve të DIAS-it, me shpresën për të gjetur sa më shpejt vajzën e tij. Kështu filluan kërkimet.

Rreth orës 22:00 të natës, një grup e gjeti vajzën 13-vjeçare në zonën e Omonias, e cila po endej e vetme dhe dukej se kishte humbur.

Oficerët e policisë i janë afruar dhe e kanë dërguar në A.T. Omonia, ndërsa kanë njoftuar edhe familjarët e saj për ta marrë.

Vajza ishte në gjendje të keqe, duke qarë vazhdimisht dhe fillimisht duke mbajtur gojën mbyllur.

Pas disa orësh bisedime, vajza dëshmoi se ishte takuar me një 18-vjeçar shqiptar përmes rrjeteve sociale dhe se adoleshenti e kishte çuar në shtëpinë e tij në Colonos të shtunën e kaluar, ku kanë pasur marrëdhënie seksuale.

Pas një hetimi nga EL.AS. 18 -vjeçari u gjet dhe u arrestua për joshje të një të mituri. Vlen të theksohet se i riu akuzohet edhe për krime të tjera si grabitje, vjedhje dhe zhvatje të të miturve./Albeu.com

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nga 16 vite shofer kamioni te suksesi i biznesit familjar, Arben Dervishi rrëfehet për vitet e vështira në SHBA

Aktori Arben Dervishi u rikthye në teatër me shfaqjen...

Etrit Berisha te Barcelona? Do ishte kalim historik, ja e vërteta e “transferimit të ëndrrave”

A do të kalojë Etrit Berisha te Barcelona? Ky...

Gjyshja e famshme e TikTok ndahet nga jeta, Genta jep lajmin e trishtë

Jemi të sigurt që e keni hasur në TikTok...

Tigra dhe luanë, moda e grupeve kriminale, dhe jo vetëm, për të treguar forcë dhe pushtet

Një trend i ri ka pushtuar Ballkanin, veçanërisht Shqipërinë,...