“Celularët e Belerit janë thesar informacioni”, gazetari paralajmëron: Nëse hapen, çështja bëhet serioze! Pala greke nuk dëshiron as të preken

Date:

- Advertisement -

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur sot për vendimin e Gjykatës së Posaçme, e cila ka lënë në fuqi masën paraprake të sigurisë “Arrest me burg” për Fredi Belerin, kandidatit fitues të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës.

Ai u shpreh në një intervistë në “News24”, se politika dhe mediet greke janë vënë në mbrojtje të tij. Hoxha paralajmëroi se nëse hapen dy celularët e sekuestruar të Belerit, janë një “thesar informaconi”, që sipas tij palës greke nuk i intereson që të hapen.

Artan Hoxha: Kemi të bëjmë me një cështje serioze. Mediet greke janë në mbrojtje të Belerit, grekët në mbrojtje të Belerit.Ne kemi një problem për kufijtë detare atje. Ne jemi të përçarë. Belerit i janë kapur dy celularë dhe kjo është arsyeja se pse e kanë takuar grekët në burg. Nëse hapen telefonat e Belerit është një çështje serioze.

Beleri është aty si përfaqësues i një pakice me interesa. Doli me flamurin e Vorio Epirit, nuk duhej të kishte kandiduar fare. Në fushatë kanë qenë dhe sigurimë grekë. Janë dhënë për 8 vota për 400 mijë të vjetra. Nëse hapen telefonat e Belerit, janë thesar informacioni. Dhe ky vendimi i sotëm është certifikim i gjykatës së Vlorës.

Zoti Beleri e ka ndryshuar shumë herë emrin, edhe në fletën e votimit, e ka bërë Beleris. Sot ai nuk e ka marrë mandatin, por thjesht ka fituar zgjedhjet, por nuk ka bërë betimin. Në rast se nuk e bën dot betimin në bazë të vendimit të GJK…. E di që nga pala greke janë shumë të interesuar që ato celularë të mos preken, të mos hapen.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...

“Çmenden” çmimet në Himarë! 4 sufllaqe 40 EURO!

Çmimet abuzive në bregdetin shqiptar shihen si një ndër...