Thikat dhe dorezat e hekurit shiten “sheshit” dhe s’pyetet për moshën, 17-vjeçari: I mbaj për vetëmbrojtje, të gjithë kanë

Date:

- Advertisement -

Përdorimi i një thike të blerë lehtësisht në internet nga autori i vrasjes së 15-vjeçarit Fatjon Bici në Gramsh më 16 maj, risjell edhe njëherë në vëmendje rrezikun që vjen nga tregtia e pakontrolluar e këtyre sendeve. Një nga 4 adoleshentët e arrestuar pas ngjarjes së rëndë, ka treguar se thika dhe doreza e boksit që u përdorën në përleshje ishin blerë online për vetëm 1 mijë lekë të reja.

Përveçse me pasoja të rënda, kjo lloj tregtie është e ndaluar për adoleshentët. Nga një verifikim i shpejtë që Report Tv bëri, shihet se mjafton një kërkim I thjeshtë në google për thikë, doreza, dhe sende të ngjashme dhe aksesohen dhjeëra faqe që tregtojnë sende të tilla. Mjafton një telefonatë dhe produkti dorëzohet me postë, pa asnjë kontroll për identitetin, moshën apo të dhëna të tjera. Kushdo mund të blejë sende të tilla, mjafton që të ketë para.

Çmimet
Doreza hekuri 1000 lek 1 cop
Pendrek 1500 lek 1 cop
Elektroshot 2000 lek 1 cop
Thika mbi 50 lloje

Për të verifikuar më konkretisht fenomenin, ne telefonuam numrin dhe u prezantuam si adoleshent.

Biseda e plotë:

Gazetari- Alo, shok. Si je? Po kontrolloja në internet dhe doja të merrja një dorezë hekuri . E pashë që ishte numri juaj. A më ndihmon dot?

Megjithë frikën që kanë, nuk duan të humbin rastin, dhe për të qenë më të sigurt se pas telefonatës nuk është ndonjë “spiun”, na ftojnë për një bisedë më të detajuar në Whatsapp.

Tregtari: A më shkruan dot në Whatsapp o vlla, më mirë?

Gazetari: Nuk e kam Whats app-in për momentin. S’kam internet se do të kisha shkruar. Po shiko unë edhe mund ta blej, po jam adoleshent e s’ma japin dot.

Tregtari: O vëlla më dëgjo! Se më vjen dhe keq se janë bërë shumë gjëra kështu e në telefon nuk flasim dot. Unë po i lagohem kësaj punë ngadalë-ngadalë. Kam një shok timin që I ka këto dhe jam duke ia heq atij , duke e ndihmu. Nuk merrem më me këto gjëra.

Gazetari: A ma jep numrin?

Tregtari: Ta jap numrin e atij shokut unë e fol ti me të se unë nuk merrem më me to.

Adoleshentët tregojnë se mjete të tilla prerëse apo doreza hekuri gjen kudo në tregje. Një 17-vjeçar thotë se një të tillë që e mban me vete gjithmonë pasi e bleu lehtësisht në treg.

“Ka sa të duash nëpër Tiranë, nëpër tregje, te Çamët, tek Medresa, në dyqane. Kur shkojnë këto adoleshentët e tjerë 12-13 vjeç nuk ua japin, 17 e sipër po. Nuk ta jep ai në sy publikut, ta jep fshehurazi. Tani kanë dal lloj lloj gjonash”

E mban për vetëmbrojtje dhe tregon se nuk është aspak i vështirë sigurimi i saj.

“Në shkollë i mbajnë shumë edhe thikat edhe kaçavidat, edhe këto. Për rast sherri . Ka pasur raste që më është dashur ta përdor. Ça me bo?!”

Vëzhgimi në terren në tregjet e Tiranës, tregoi se thika apo biçakë të ndryshëm që mund të keqpërdoren nga moshat e reja, shiten lirisht në rrugë të aksesueshëm për këdo. Autoritetet ligjzbatuese vitet e fundit ndërmorën aksione kundër fishekzjarrëve pas disa ngjarjeve me pasoja, por duket se ka ardhur koha për kontrolle dhe aksione të tilla kur bëhet fjalë për mjetet prerëse apo ato që shkaktojnë dhunë.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Çakalli zbret në Tiranë, kapet në shkallët e TKOB (VIDEO)

Një mëngjes aspak i zakontë në qendër të kryeqytetit...

Kjo është 19-vjeçarja që vrau babain me armën e tij të punës

Hygerta Meta është 19-vjeçarja që vrau dhe groposi në...

Do më fejonte me zor”, vajza vret babain dhe e gropos në oborrin e banesës

Horror në Shënavlash të Durrësit! Vajza ka vrarë babain...