“E shkreta… është pastërtore, fiks si dashuria që ka për Luizin”, Kejvina thumbon keq Kiarën

Date:

- Advertisement -

Pas zgjedhjes së liderit të shtëpisë së BBV ditën e sotme, në shtëpi ka patur një sërë debatesh.

Teksa lidere e shtëpisë është zgjedhur Kiara, debati i parë është krijuar me Oltën.

Megjithatë duket se zgjedhja e liderit ka përfshirë edhe ish-banorët jashtë shtëpisë.

Së fundmi më ironi ka reaguar Kejvina, e cila hapur ka shprehur mbështetjen ndaj Luizit, por siç duket nuk është shumë dakord me Kiarën.

“Ti po je punëtore e madhe. E mbaj mend Kiarën gjithë ditën pastro tavolinën, dërgo pjata tek lavamani, laj e shpërlaj, rregullo krevatin etj. Nuk e ngrinte kokën njëherë e shkreta veç duke pastruar, e kishte shumë problem pisllëkun.

Është punëtore s’kemi ç’ti themi, atë që e ka, e ka. Fiks si dashuria e pastër që ka për Luizin“, shkruan Kejvina.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related