Festa e Championsit nuk i zgjat shumë, asistentit të Guardiolës i zhduket babai në Stamboll

Date:

- Advertisement -

Fitorja në finalen e Championsit, duhet të ishte një festë e paharrueshme por për asistentin e Guardiolës, Enzo Mareska nuk ka rezultuar e tillë. Trajneri italian kishte të pranishëm në stadium edhe babanë e tij, por kontaktet me të kanë humbur.

Babai i Mareskës ishte në stadium për të parë finalen mes Sitit dhe Interit por pas ndeshjes, ai nuk ka pasur asnjë kontakt me Enzo Mareskën dhe nuk dihet ende asgjë për fatin e tij. Menjëherë është bërë një kallëzim në polici, teksa forcat turke kanë nisur nga puna për të gjetur personin në fjalë.

Deri në orët e para të mëngjesit, nuk ka pasur asnjë informacion në lidhje me të, teksa kërkimet po vijojnë. Mareska është në stafin e Mançester Sitit që nga viti 2022, por më parë ka mbajtur edhe rolin e trajnerit të Mançester Sitit U23.

PANORAMASPORT.AL

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related