Fotaq Strakosha flet për herë të parë:A u manipulua Shqipëri- Spanjë 1-5 në 1993?

Date:

- Advertisement -

Ish-portieri i famshëm Foto Strakosha ka qenë në një lidhje në Skype me “Top Arenën”, ku është pyetur edhe për ndeshjen e vitit ‘93 ku Shqipëria humbi thellë me Spanjën 5-1.

Ai shprehet se ishte një humbje e madhe dhe se të gjithë donin ta harronin sa më shpejt. Ai shprehet se të gjithë futbollistët kanë luajtur fort dhe nuk ka qenë qëllimi i tyre të bënin një performancë të dobët, pavarësisht thashethemeve se e kanë lënë qëllimisht Spanjën të bënte aq shumë gola.

Ed Manushi: Çfarë kujtime ke nga ndeshja e ’93-shit me Spanjën?

Foto Strakosha: Të dalësh 5 me 1 çfarë të presësh tjetër? Mundoheshe ta harrosh sa më shpejt. Këto thashetheme i kam dëgjuar dhe herë tjetër, unë jam i asaj nëse e dinë më tepër se dy veta diçka, nuk është më e fshehtë. Unë kam besim që asnjë nga çunat atë ditë ka patur predispozicion për të luajtur dobët. Dihet që Spanja i ka vlerat më të mëdha se e jona, por që të thuash që ka qenë e qëllimshme për të bërë sa më shumë gola, kjo më duket absurde.

Në vitin 1993 pati një denoncim publik për tentativën që ndeshja midis Shqipërisë dhe Spanjës të manipulohej. Ka qenë zëvendëspresidenti i Federatës, Huan Espino, ai që denoncoi në media atë që ndodhi.

“Ka qenë një ndërmjetës, i cili udhëtoi me ne në avion, që na ofroi mundësinë për të trukuar ndeshjen. Ai kishte marrë një telefonatë nga Spanja, prej së cilës më thanë që donin të paracaktonin rezultatin. Nuk u fol për sasi parash, pasi përgjigjen negative e morën menjëherë. Mendoj se ofertuesit mund të jenë mbështetur nga rivalë të tjerë të grupit që kishin interesat e tyre për rezultatin”, kujton Salinas.

Asokohe FIFA nisi një hetim dhe arriti në përfundimin se ndeshja e zhvilluar ishte mëse korrekte. “Nuk kemi asnjë provë për të dyshuar se takimi midis Shqipërisë dhe Spanjës, i përfunduar me rezultatin 1-5, ka pasur anomali prej ndonjë prej ekipeve”, thuhej në komunikatën e FIFA-s.

Marre nga Top Channel

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related