I ra të fikët gjatë ndeshjes Egnatia – Partizani, sulmuesi Duamena humb jetën në spital

Date:

- Advertisement -

Ka ndërruar jetë në spital, sulmuesi i Egnatias, Rafael Duamena.

Gjatë ndeshjes në Rrogzhinë, në minutën 24, sulmuesi dhe kapiteni i vendasve Raphael Duamena u rrëzua në tokë.

Pasi i ra të fikët mjekët e dy klubeve i dhanë ndihmën e parë.

Si pasojë e gjendjes së tij të rënduar shëndetësore, ai u dërgua me urgjencë në spital, aty ku mësohet se ka ndërruar jetë.

Pak vite më parë, Duamena u diagnostikua me një problem në zemër.

Në vitin 2020 u detyrua të vendoste defibrilator për të shmangur arrestet kardiake, para se të firmoste me Real Saragozën.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related