Ka 10 vite pa partner, por a ka kryer marrëdhënie intime? Zhaklin Lekatari flet “pa dorashka”

Date:

- Advertisement -

Zhaklin Lekatari, opinioniste e BBV, aktiviste dhe njëherazi një ndër zërat më rebelë të medias shqiptare, që ka guxuar të flas hapur mbi atë çka shihet ende si tabu për mentalitetin e shoqërisë shqiptare, edukimi seksual, është ndalur sot në “S’e luan Topi” për një rrëfim edhe mbi jetën e saj private.

Gjatë bisedës në studio, Lekatari ka befasuar kur tha se kishte 10 vjet pa pasur një partner në krah, megjithëse kjo nuk nënkuptonte një ndërprerje çdo raporti me një mashkull. E drejtpërdrejtë, ashtu sikurse është në natyrën e saj, Lekatari sqaron se bëhet fjalë për 10 vjet pa partneritet, por jo pa marrëdhënie seksuale.

Pjesë nga biseda:

Zhaklina: Kam shumë kohë pa qenë në një marrëdhënie dhe nuk e di më se si do të jem në një marrëdhënie sepse kam ndryshuar vitet e fundit, dekadën e fundit. Unë nuk jam më e njëjta. Zhaklina 30-vjeçare nuk është më e njëjta me Zhaklinën 20-vjeçare apo me Zhaklinën 40-vjeçare.

Ti po thua që ke 10 vjet pa qenë në një lidhje.

Zhaklina: Po, kam 10 vjet pa qenë në një marrëdhënie, pa patur një partner, pa thënë “ky është i dashuri im”. Sigurisht që unë kam bërë takime, kam dalë, kam pasur të dalat e mia, por pa qenë e lidhur në një marrëdhënie të konsoliduar. Pa qenë në partneritet me një burrë apo një djalë.

Meqënse ti je e drejtpërdrejtë, po bëhem edhe unë një “Zhaklinë” në këto momente. Tani, 10 vjet pa një lidhje apo edhe pa një marrëdhënie seksuale?

Zhaklina: Po jo o Erjona, 10 vjet pa marrëdhënie seksuale jo.

… po pyes.

Zhaklina: Po them pa pasur partneritet, jo pa pasur marrëdhënie seksuale. Për të pasur marrëdhënie seksuale nuk është e domosdoshme të jesh e lidhur me tjetrin. Mund të bësh “dates” – takime, mund të dalësh 3-4-5 herë, mund të zgjasë disa muaj, por disa muaj për mua nuk është një marrëdhënie për mënyrën se si unë e perceptojë marrëdhënien.

Unë nuk quaj lidhje apo marrëdhënie një takim, apo disa takime që unë bëjë me një djalë. Ajo për mua është proces i njohjes, pra që unë po njihem me një djalë. Nga njohja tek lidhja dhe më pas tek gjërat e tjera për mendimin tim duhen kohë. Të paktën për mua në këtë moshë që jam.

Pra marrëdhënie seksuale, pa dashuri…

Zhaklina: S’është e thënë që t’mos kem dashuri për personin tjetër. Mund të kem emocion, mund të kem shije, mund të kem afeksion, mund të kem shumë gjëra të tjera.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Italianët largohen pa paguar apartamentin në Tiranë, pronari: Unë do iu nxirrja edhe kafe

LIVE Italianët largohen pa paguar apartamentin në Tiranë, pronari:...

“Dritarja në tualet është luks”- Agjenti: Banesat në okazion vetëm kur kanë defekt

Konsulenti imobiliar, Orgest Beti, është shprehur se banesat nxirren...

Bota e errët taksive në Tiranë: Si taksistët shesin k*kainë dhe rrjeti i punonjësve të s*ksit

Kokaina po shpërndahet nëpër Shqipëri si kurrë më parë....

Konflikti Duka – Martinaj? Zbardhet dëshmia e Ilir Selmanit

Ilir Selmani, i dënuar me 28 vite burg si...