Kiara sherr dhe me Armaldon pas daljes nga BBV? Maestro tregon për telefonatën që pati me të

Date:

- Advertisement -

Duket se respektin për çiftin Luiz-Kiara e ka humbur edhe ish-banori i BBV-së, Armaldo Kllogjeri. Jo vetëm për sjelljen që dyshja po tregon ditët e fundit në BBV dhe sherrin me mikeshën e tyre Efi, por edhe se paraditen e sotme Luizi dhe Kiara janë tallur me këngën e tij, e cila ishte vendosur në sfon, ku sipas çiftit, të tjerët e hedhin diskun e këngëve të tij nga makina dhe e shkelin me rrotë.

Fillimisht Armaldo ka postuar në InstaStory foton e globit të rrethuar nga lëvozhga portokalli dhe krahas saj shkruan: “Merreni si të doni, komentojeni si të doni, ama që bota është portokall se mohoni dot”

Më pas, ai është ndalur tek tallja e çiftit me këngën e tij dhe teksa ka postuar momentin me video shkruan: “Më sjellin fansat çiftin që thonë diskun me këngën e Maestros do e hedhin nga makina. Ehh janë disa talente që sado që doni t’i hidhni, do ju dalin kudo”.

Dhe në InstaStory-n e radhës shkruan: “Doni një opinion për çiftin? Janë të njëjtët që kanë thënë po mos të ishte Maestro s’do ishim bashkë. Ka qenë kupidi që na ka ndihmuar të pajtohemi”

Por, në postime e radhës, Armaldo i nxjerr dhe mashtrimin Kiarës në lidhje me telefonatat ku shkruan: “E fundit meqë më pyesni shumë. Dje më tha se s’mi më mori njeri në telefon kur isha jashtë. Në fakt e kam kontaktuar sepse kam shumë vlerësim për Kiarën dhe doja ta takoja, pasi pas daljes e di vetë se si ndihesh.”

Por, me reagimin e radhës, Armaldo na lë të nënkuptohet se telefonata nuk ka shkuar mirë, pasi Kiara mund t’i ketë shprehur pakënaqësitë që ka patur ndaj tij dhe mes tyre mund të ketë ndodhur me një zënkë. Teksa ka replikuar me një ndjekëse e cila i ka kërkuar t’i fshijë postimet për Kiarën, Armaldo shkruan: “Hahahaha ju jeni interesant. Une iu thash që e mora, nuk iu thashë si shkoi telefonata kështu që ju do Maestro fort, mos u përfshi më shumë se i Zoti i punës”.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...

“Çmenden” çmimet në Himarë! 4 sufllaqe 40 EURO!

Çmimet abuzive në bregdetin shqiptar shihen si një ndër...