“Motorin e bleva tek 21 Dhjetori”/ Zbardhet dëshmia e “il pentito-s”, të dashurës së Haxhiajt: Portugezi përshëndeste në shqip

Date:

- Advertisement -

Zbardhen detaje nga vrasja e Ardian Nikulajt si dhe dinamikës së ngjarjes. Duke iu referuar burimeve, gazetarja e News24 Klodiana Lala raporton se për zbardhjen e ngjarjes ka ndihmuar shumë dëshmia e një vajze, e cila është e dashura e Edmond Haxhiajt dhe ka treguar detaje nga lëvizja e autorëve të përfshirë në ekzekutimin e biznesmenit Nikulaj.

“Fillimisht portugezi është dërguar në një hotel në zonën e Shëngjinit, shumë pranë “Coralit”. Të nesërmen e kanë çuar në Shkodër. Motorin e kam blerë unë, e kam parë më vonë te magazina e shtëpisë së Edmondit në Kakarriq të Lezhës. Dy numrat me të cilët ka komunikuar Edmond Haxhia, janë regjistruar në emër të një vajze nga fshati Zejmen i Lezhës, e cila punon si menaxhere e një lokali në Tiranë. Portugezi përshëndeste gjithmonë banorët e Kakarriqit në gjuhën shqipe, por me Edmondin komunikonte në anglisht.”, mësohet të jetë shprehur vajza.

Ndërkohë, gjatë dëshmisë së saj, vajza tregoi se “killeri” portugez kishte hyrë në territorin shqiptar më 14 shkurt të këtij viti. “Ribero Saraiva ka hyrë në Shqipëri në orën 19:26 nga Rinasi në datë 14.02.2023, dhe ka dalë në datën 19.04.2023 ora 19:26, nga Pika e Kalimit Kufitar në Kapshticë si këmbësor.”, thuhet në dëshminë e saj.

Nga ekspertimi i objekteve të sekuestruara në dhomën 302 të një hoteli, ku ka qëndruar shtetasi Harry Simpson, në automjetin me targa AA837 ZM, të përdorur nga Edmond Haxhia, është gjetur një veshje hixhap grash, dhe është përftuar një profil biologji, i njëjtë me profilin e një çamçakëzi të gjetur në magazinën e shtetasit Edmond Haxhia. Nga filtrat e cigareve të gjetura në dhomën e hotelit ku ka qëndruar Sinpson, është përftuar profil biologjik, i njëjtë me atë të gjetur në dorezat e sekuestruara në bagazhin e mjetit që kishte marrë me qira Edmond Haxhia. Sipas dëshmisë së vajzës, motori është blerë në Tiranë, tek 21 dhjetori, dhe është blerë me kontratë noteriale.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...

“Çmenden” çmimet në Himarë! 4 sufllaqe 40 EURO!

Çmimet abuzive në bregdetin shqiptar shihen si një ndër...