Luizi puth Kiarën “live” në Instagram dhe thyen rekord shikueshmërie (FOTO)

Date:

- Advertisement -

Këngëtari Luiz Ejlli ia ka surprizuar të gjithë fansat mbrëmjen e kësaj të hëne, pasi është futur “live” në profilin e tij në Instagram.

Ai ka qenë duke darkuar bashkë me Kiarën, në një prej restoranteve të kryeqytetit, duke hedhur poshtë kështu dhe aludimet se ka një krisje me çiftin.

Pas disa kërkesave nga fansat, Luizi i ka sfiduar ata se nëse do të shkohej në kohë reale mbi 100 mijë veta duke e ndjekur ai do e puthte Kiarën.

Kjo kërkesë u përmbush brenda pak minutash, ku “live” i Luizit shënoi 102 mijë ndjekës në kohë, duke thyer dhe rekord. Ai pas kërkesës së fansave i dha dhe disa puthje partneres së tij Kiarës.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related