Nata e Shqipërisë në Eurovision/ Albina Kelmendi: Shtetet e forta na shohin si konkurrent

Date:

- Advertisement -

Sonte do të zhvillohet nata e dytë e Eurovizion Song Contest 2023 ku do të marrë pjesë këngëtarja Albina dhe Familja Kelmendi me këngën “Duje”. Sot, Albina në lidhje me Skype në emisionin “Ditë pas Dite” komentoi mirëpritjen që i është bërë këto ditë në Liverpool, pritshmëritë që kanë për në finale por edhe emocionet.

“Kemi pasur provën gjenerale të cilën do ta nxjerrim për pak kohë. Vlerësimi i BBC është me të vërtet i mrekullueshëm. Kemi shpresa dhe shumë emocione. Koreografia dhe performanca është e thjeshtë dhe e përshtatshme me këngën për të dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm. Në skenë do të jemi 6 anëtarë të familjes. Shqip do të flas kënga dhe kemi kombinuar skenën dhe veshjen dhe nuk na ka mbetur asnjë element tjetër. Fal meje kanë filluar kurse të gjuhës shqipe nga kënga që do të këndohet shqip, madje edhe audienca e ka perceptuar shumë mirë. Shtetet e forta na shohin si konkurrent. Votoni këngën “Duje”, na mbështetni sepse vetëm nuk mund t’ia dalim. Unë jam e bindur se ne do të arrijmë në finale sepse kemi dëgjuar që na kanë vlerësuar shumë. Jemi të gjithë të emocionuar secili në mënyrën e tij por gjithsesi emocione pozitive. Shpresojmë të bëjmë krenar të gjithë shqiptarët” thotë Albina.

Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtarja Albina Kelmendi dhe familja e saj me këngën “Duje” në gjysmëfinalen e dytë të “Eurovision”, sot më 11 maj rreth orës 22:22 me orën lokale (ose në orën 21:22 në Angli).

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nga Lihtenshtejni te Gjeorgjia, Kombëtarja nuk pëson gol pas 7 ndeshjes dhe Sylvinho gjen 4-shen e “pathyeshme”

Shqipëria fitoi 1-0 ndaj Gjerogjisë në Tbilisi, takim ky...

Silvinjo-Sagnol! Një lojë shahu ku u ndërruan gurët në fund, si bëri “Shah Mat” trajneri i Shqipërisë

Shqipëria dhe Gjeorgjia kanë luajtur dy përballjet e tyre...

Mposhtën Gjeorgjinë në transfertë, Bajrami: Kemi marrë një fitore të madhe që do të mbetet në histori

Shqipëria ka arritur që të fitojë kundër Gjeorgjisë në...