Ndjekje deri në aeroport/ 42 kilogramë heroinë në bagazhin e “Benzit”, arrestohet shoferi nga Fushë Kuqja

Date:

- Advertisement -

Në fshatin Fushë Kuqe të Kurbinit është kapur një sasi e madhe heroine, që konsiderohet si një nga drogat më të rënda në qarkullim. Policia ka njoftuar kapjen e 41 kilogramë e 700 gramë kokainë, që transportohej me makinë tip “Benz”.

Policia ka arritur të arrestojë drejtuesin e mjetit, teksa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij. Në fund të operacionit, u arrestua në flagrancë A.P, 31 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi R. G, banues në Sukth.

Policia kishte marrë informacione për këtë ngarkesë dhe kishte arritur të lokalizonte mjetin e dyshimtë, duke iu vënë më pas në ndjekje. Në afërsi të rrethrrotullimit të aeroportit të Rinasit është bërë i mundur ndalimi i automjetit të dyshuar.

Në bagazhin e “Benzit” u gjet një kuti me 62 pako brenda të cilave kishte 41 kg e 700 gram lëndë të dyshuar narkotike heroinë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe 1 mjet prerës. Vijojnë hetimet për persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Kush do t’i mbledhë ullinjtë tanë?”/ Habit Mitsotakis me deklaratën për emigrantë shqiptarë

Ardhja e emigrantëve të parë italianë në Shqipëri, si...

Pastronin paratë e klanit “Çopja”, arrestohet në Romë një prej vëllezërve Merkaj

Klajdi Merkaj, në kërkim ndërkombëtar për llogari të dosjes...

Vazot e kualifikueseve të Kupës së Botës, Shqipëria rrëzikon përballje “BIG” dhe me Kosovën

Me 13 dhjetor do të hidhet shorti i kualifikueseve...