Në Stamboll për kupën e Champions League, Salt Bae del duarbosh këtë herë

Date:

- Advertisement -

Kuzhinieri i famshëm, apo kuzhinieri famëkeq Salt Bae, tentoi të marrë sërish vëmendjen me gjestet e tij në evenimentet e rendësishme dhe me shikueshmëri të lartë. Nusret Gokçe ishte mbrëmjen e së shtunës në Stamboll për të prekur kupën e “Champions League”, fituar nga Man.City, njësoj siç bëri me Kupën e Botës në Katar ku u fitua nga Argjentina.

Mirëpo këtë herë kuzhinieri turk nuk ia arriti t’ia dilte të hynte në fushën e blertë dhe të bëhej pjesë e festës së anglezëve. Ai u izolua nga ekipet e sigurimit, duke e mbajtur atë në koridoret e stadiumit.

Nusret Gokçe kërkoi të ishte sërish protagonisht në një finale të lavdishme për të tërhequr sytë e teleshikuesëve dhe tifozëve të pranishëm, por këtë herë fati nuk ishte me të. I mbetur duarbosh, kuzhinieri u mjaftua me praninë e tij në stadium, ku herë pas here postoi video drejtpërdrejtë.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related