Nikulaj darkoi me vrasësit e tij! Si e studiuan autorët shënjestrën, njëri luajti bilardo me djalin e viktimës (VIDEO)

Date:

- Advertisement -

Ardian Nikulaj ka konsumuar darkë me disa nga bashkëpunëtorët e vrasjes së tij.

Në pamjet e siguruara nga gazetarja Brixhilda Deda, duken informatorët që hyjnë në lokalin e biznesmenit të tjerë. Ata hiqen si turistë dhe darkojnë me shënjestren e tyre.

VIDEO

Ndërkohë, në një tjetër video, duket bashkëpunëtori që luan bilardo me djalin e viktimës, ç’ka dëshmon se autorët po e studionin deri në detaje Ardian Nikulajn, para se të vinin në zbatim planin e tyre.

Edmond Haxhia, ishte ai që porositi shtetasit e huaj për të kryer vrasjen e biznesmenit.

Planit nisi para tre muajsh, kur Haxhia mbërriti në Shqipëri dhe nisi të studionte lëvizjet e objektivit dhe rrugët që do të ndiqnin pas kryerjes së vrasjes.

Pas tij, më 14 shkurt në Shqipëri mbërriti ekzekutori portugez Ruben Saraiva, i cili qëndroi në Shkodër për gati dy muaj në një banesë të marrë me qira dhe shpesh herë është kapur nga kamerat e sigurisë dhe pranë lokalit “Coral” në Shëngjin duke ndjekur objektivin e tij. Në pjesën më të madhe të rasteve, ai lëvizte me të njëjtat rroba dhe me të njëjtin maskim.

Ndërsa në muajin mars, mbërritën 3 britanikë mes tyre dhe një vajzë që kryenin rolin e vëzhguesit duke u fshehur mes dukjes si turistë. Ata kanë shkuar edhe brenda lokalit që konsiderohej vendi më i sigurt për Ardian Nikulajn dhe kishin fotografuar ambientet dhe studiuar daljet. I fundit në Shqipëri ka mbërritur Steven Hunt, i cili erdhi nga Rinasi më 11 prill dhe dyshohet se ishte personi që njoftoi Ruben Saraivën se objektivi ishte i vetëm në tavolinë dhe mund të vepronte./TCH

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...

“Çmenden” çmimet në Himarë! 4 sufllaqe 40 EURO!

Çmimet abuzive në bregdetin shqiptar shihen si një ndër...