Po shihnin ndeshjen, vajzat në Tiranë ngacmohen nga i moshuari: Na tha ejani se u pres mbrapa lokalit

Date:

- Advertisement -

Numri i pedofilëve është shtuar ndjeshëm. Themi këtë pasi çdo ditë në redaksinë e JOQ Albania mbërrijnë denoncime nga vajza të mitura, por edhe gra, të cilat ndajnë me publikun raste ku janë përballur me burra e pleq që ngacmojnë seksualisht.

Së fundmi, dy vajza, denoncojnë publikisht një burrë 65-70 vjeç, Njëra nga vajzat 20 vjeç, raporton se ka qenë me shoqen e saj në qendër të Tiranës, në një lokal duke parë ndeshjen Inter- Milan dhe aty një i moshuar ka shkuar dhe i ka ngacmuar duke u thënë se i pret nga pas lokalit.

VIDEO e denoncimit te ketij rasti te turpshem

Qytetari:

Pershendetje jam nje vajze 20 vjec shiko si ngacmojn pedofilat ne oren 11 te nates ne mes te tiranes. Tek sofia tek 9 katshet. Ju lutem postojeni dita dites manjaket po rriten dhe duhet drejtsi. Kemi frik te dalim ne rruge. Na erdhi tek lokali pa pike turpi mes njerzve duke na then hajde se po te pres. Ishim dy vajza ne tavoline. Ishte ne rrugicen midis sofis dhe kafe europes. Ne kohen kur ishte ndeshja. Po shikonte ndeshjen deri sa na pa me dhe ndodhi ajo qe ndodhi. Ne fund fare na tha hajde se ju pres mbrapa. Mund te ishte rreth 65-70 vjec. Ju lutem jepni drejtsi per kto plera!!

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related