Privatizimi i Shkëmbit të Kavajës/ “Banorët nuk gjejnë hapësirë publike për të vendosur një çadër”

Date:

- Advertisement -

Privatizimi i hapësirave publike në brigjet shqiptare është një problem që po denoncohet masivisht edhe në këtë sezon veror të vitit 2023.

Ndonëse është një problem që ekziston prej vitesh, partia në pushtet e cila po qeverisë në mandatin e saj të tretë nuk i ka dhënë një zgjidhje, faktit që çdo sezon veror, në plazhet e Shqipërisë, del një pronar i cili vendos shezlonë dhe çadër dhe e kthen hapësirën në pronë private duke bërë që pushuesit të paguajnë që të pushojnë dhe të mos kenë zgjidhje për të kaluar disa ditë relaksi në plazhe publike.

Së fundmi një qytetar ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania edhe privatizimin e plazhit tek Shkëmbi i Kavajës. Denoncuesi shkruan se hotel “Kojku”, zotëron një hapësirë rëre ku ka vendosur 60 çadra me nga dy shezlonë me pagesë duke mos lejuar që banorët të gjejnë një hapësirë publike për të vendosur një çadër të tyre dhe të shijojnë disa ditë pushime pa kosto.

“Mirela Kumbaro i dhuron këto hapësira?”, pyet qytetari.

Qytetari:

Ketu jemi tek shkembi i Kavajes, nje nga zonat me te populluara me pushues, shumica banues per disa muaj,pasi kane apartamentet e tyre. Hotel ” Kojku”, ka 6 garsoniere , ne katin e pare te nje pallati. Ai zoteron nje hapesire ne rere ku ka instaluar 60 çadra me nga dy zhezllone. Banoret nuk gjejne dot nje hapesire per te vendosur nje çader. Kumbaro spo Stefa i dhuron keto hapesira?

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Bajerni i Mynihut është i uritur për trofe, shënon 20 gola në 3 ndeshjet e fundit

Sezoni i shkuar shkoi si rrallë herë në historinë...

VIDEO/ Super Edon Zhegrova, “dardani” shënon dy gola në pak minuta

Edon Zhegrova është duke kaluar një super moment me...

Lojtari bardheblu ‘rrëqeth’ para derbit: Forca Tirona, fito për Gertin

Duhen edhe pak orë deri në mbrëmje atëherë kur...