Pronari i hotelit e akuzoi se iku pa paguar/ Reagon qytetari nga Kosova: Ai po mashtron, kam fakte

Date:

- Advertisement -

Ditën e sotme JOQ Albania publikoi një rast, ku pronari i një hoteli në Ksamil denonconte një shtetas kosovar se ishte larguar pa i paguar qiranë e dhomës, madje i kishte marrë edhe 50 euro me justifikimin se i ishin ngatërruar valixhet ne autobus.

Por, nuk ka kaluar shumë dhe për redaksinë tonë ka reaguar Endrit Lumi, kosovari i përfshirë në këtë situatë. Ai shkruan se ka ndenjur vetëm dy ditë në dhomë dhe më pas është larguar për arsye personale. Ai hedh poshtë akuzat e pronarit, duke na dërguar edhe biletat e autobusit që tregojnë se ai ka arritur në Ksamil rreth orë 7 më datë 12.

Sipas tij, pronari i hotelit e bënë këtë për shkak se ai nuk arriti të qëndronte në hotel edhe 6 ditë të tjera, sa ishte planifikuar në fillim. Por, këmbëngul se paratë ja ka dhënë dhe kjo mund të vërtetohet me kamerat e apartamentit.

“Unë i kërkoj atij që ne mund të paguajmë vetëm për dy ditë sepse diçka ndodhi në shtëpi dhe ai tha jo. Ne u desh të largoheshim për shkak të gjërave private, por biseduam me të për këtë dhe thamë se do të paguajmë dhe do ta bëjmë Ne kemi paguar per 2 dit edhe 50 euro ne apartment provat Ika aj zoteria se ka kamerah ne apartment ne apartament jem kan vete dy dit se me dat 11 jemi nisu nga kosova ne ora 23 30 dhe kemi mrri ne mengjes ne ksamil ne 7 te mengjesit i vetmi sen osht qe kam fatur bileta e busit zotnia eshte nervoz qe nuk kemi mujt te qendrojm edhe 6 dit tjera per at arsye eka bo ket sen me postu ju”, shkruan Endrit Lumi.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Super Edon Zhegrova, “dardani” shënon dy gola në pak minuta

Edon Zhegrova është duke kaluar një super moment me...

Lojtari bardheblu ‘rrëqeth’ para derbit: Forca Tirona, fito për Gertin

Duhen edhe pak orë deri në mbrëmje atëherë kur...