“Pse ta kemi qejfin ty, sharabajgë”, edukatorja e dhunoi 3-vjeçaren edhe pasi ajo theu këmbën

Date:

- Advertisement -

Majlinda Dehima është edukatorja e kopshtit “Stinët” në kryeqytet e cila dhunoi barbarisht një 3-vjeçare që përfundoi me këmbë të thyer.

Edhe pse edukatorja ka deklaruar që fëmjën e ka goditur me vizore jo me qëllim për ta dëmtuar por për ta bindur që të përfshihej në procesin mësimor, kamerat tregojnë të kundërtën.

Pamjet filmike të kopshtit kanë treguar qartë sesi vajza është dhunuar nga edukatorja, Majlinda Dehima edhe kur ajo ka thyer këmbën. Por jo vetëm kaq, pasi edhe kur vajza ka nisur të qajë e të ketë dhimbje, edukatorja e ka dhunuar, i ka bërtitur dhe e ka sharë.

Edukatorja 1: Pusho moj… Ua… Ku je ktu mi?!

Edukatorja Majlinda Dehima: Çfarë bën ti mi?! Çfarë bën ti mi?! Hë çfarë bën? Çfarë bën mi?! Pse ta kemi ty qefin ne mëngjes, drekë e darkë? Sharabajgë Hiqe moj këmbën këtu, hiqe këmbën, hiqe këmbën.

(Dëgjohet kërcitje, vajza fillon të qajë pa pushim)

Edukatorja 2, Majlinda Dehima: Jo, jo… Padashje…

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Super Edon Zhegrova, “dardani” shënon dy gola në pak minuta

Edon Zhegrova është duke kaluar një super moment me...

Lojtari bardheblu ‘rrëqeth’ para derbit: Forca Tirona, fito për Gertin

Duhen edhe pak orë deri në mbrëmje atëherë kur...