Sot u vra/ Në mars, Martin Bardhi dhe djali i tij qëlluan drejt mjetit të Saimir Reçit

Date:

- Advertisement -

Gjatë ditës së sotme, në Rrëshen është vrarë Martin Bardhi. Personi në fjalë është një emër i njohur për policinë.

Në mars të vitit 2023, në Rrëshen të Mirditës pas një konflikti Martin Bardhi me djalin e tij qëlluan me armë automjetin me të cilin lëvizte Saimir Reçi.

Pas ngjarjes në pranga u vu Martin Bardhi, ndërsa në kërkim u shpall djali i tij, Enrik Bardhi.

Para 6 muajsh, Saimir Reçi dhe Enrik Bardhi zbritën nga automjetet dhe ju përplasën fizikisht me njëri-tjetrin në mes të qytetit.

Më pas, Enrik Bardhi shkoi në banesë dhe së bashku me të atin, Martin Bardhi morën një armë zjarri pistoletë dhe qëlluan në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte Saimir Reçi.

Ky i fundit rezulton të jetë nipi i Kastriot Reçit, pronarit të televizionit lokal në Lezhë, i vrarë me snajper në muajin janar të vitit 2021 në Rrëshen.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Lamin Jamal ndryshon numrin te Barcelona, zgjedh atë të Leo Mesit

Lamin Jamal do të nisë këtë sezon te Barcelona...

Egnatias nuk i lejohen hapat fals, Edlir Tetova “kopsit” titullarët

Egnatia do të luajë ndeshjen e kthimit me Borac...

FOTO/ Tritoli në Elbasan, Xhovana Nikolli MESAZH Nuredin Dumanit: Ti s’je burrë por ordiner!

Xhovana Nikolli ka reaguar për herë të parë në...