“Të mos e lëmë Ganiun të largohet në emigrim”, thirrja e Altin Prengës: Të vizitojmë biznesin e tij dhe t’i blejmë çdo lule që ka

Date:

- Advertisement -

Një shqiptar punëtor dhe ekspert i biodiversitetit në Kosovë duket se ka vendosur të largohet në emigrim këtë vit.

Një lajm jo i mirë, teksa një ekspert i mirëfilltë largohet nga vendi i tij. Por sipërmarrësi i njohur Altin Prenga është i vendosur ta ndalojë.

Ai i bën thirrje autoriteteve në Kosovë, por edhe të gjithë qytetarëve aty, të vizitojnë biznesin Agroserra në pronësi të Gani Hajzerit, dhe ta mbëshesin duke blerë lulet që ai ka.

“Duhet të bëhen bashkë klientët, miqtë dhe institucionet në Kosovë ta suportojnë, ndryshe do jetë humbje e madhe për të gjithë ne”, shprehet Prenga.

Postimi i plotë i tij:

Sot kërkoj vëmendjen e gjithë miqve nga Kosova.

Miku im Gani Hajzeri dhe bashkëshortja e tij Fazile të Agroserra sapo më thanë që ndoshta në korrik do rikthehen në emigrim.

Kërkoj ndihmën tuaj!

Nuk duhet leju absolutisht që Ganiu ta ndëpresi punën.

Duhet të bëhen bashkë klientët, miqt dhe institucionet në Kosovë ta suportojnë, ndryshe do jetë humbje e madhe për të gjithë ne.

Ai është një njohës fenomenal i biodiversitetit dhe na ka ndihmuar në konsulenca dhe furnizime farash spektakolare deri ktu ne Fishte.

Ndaj ftoj bizneset dhe miqt nga Kosova të shkojnë ta vizitojn mrekullinë që ka bërë Ganiu dhe kuptoni përse nuk duhet të dorëzohet dhe tja blini cdo lule qe ka aty

Ju lus ta shperndani kete publikim dhe tja nisni miqve qe mund te jene te interesuar per lule!

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...

“Çmenden” çmimet në Himarë! 4 sufllaqe 40 EURO!

Çmimet abuzive në bregdetin shqiptar shihen si një ndër...