Tirana humb vendin e parë, tifozë zbresin në fushë dhe ja nxjerrin inatin arbitrit (Video)

Date:

- Advertisement -

Fundi i ndeshjes mes Tiranës dhe Bylisit ka qenë shumë i tensionuar, me skuadrën bardheblu që i është vërsulur kryesorit Kridens Meta e më pas edhe tifozët që hynë për të bërë vetëgjyqësi.

Video ku tifozet reagojne ndaj padrejtesive

Situata u rëndua në mënyrë ekstreme dhe vetë presidenti i bardhebluve, Refik Halili, u detyrua të zbriste në fushën e lojës që të mundohej që të qetësonte situatën.

VIDEO nga momentet e tensionit

Ai u bëri thirrje futbollistëve por sidomos tifozëve që të shmangnin ngjarje të tilla, duke u munduar që të rivendoste rendin në fushë. Por pas qetësimit të situatës, edhe ai u përfshi nga emocionet e rezultatit zhgënjyes për ekipin e tij.

Ai u shfaq shumë i tronditur dhe Ishte djali i tij, Grent Halili, ai që shkoi ta ngushëllonte presidentin e bardhebluve, i cili u shkëput nga turma i dëshpëruar teksa po mundohej të qetësohej pas asaj që kishte përjetuar në sfidën në Rrogozhinë.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related