Tiranë, dhunohet administratori i ‘Pamfleti’ Gjergj Zefi! Po dilte nga zyra

Date:

- Advertisement -

Persona ende të paidenfikuar kanë goditur me sende të forta administratorin dhe editorin e portalit online “Pamfleti.net” Gjergj Zefi.

Ngjarja është shënuar pasditen e 3 tetorit 2023, në rrugën “Bardhok Biba” në Tiranë dhe policia u informua për dhunën përmes një telefonate në sallën operative.

Nga informacionet e para ai është sulmuar me sende të forta sapo ka dalë nga zyra.

Policia informon se Zefi është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore ndërsa një grup hetimor nën drejtimin e prokurorisë po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në një reagim në facebook Zefi thotë se ky sulm është vijim i presionit që i bëhet atij.

“Gjithkush që mendon se mund të më mposhtë në luftën time për të vërtetën: Gabon! Kurrë dhe për asnjë arsye nuk tërhiqem. Çdo sulm ndaj meje, më motivon më shumë në rrugën për të vërtetën në këtë vend. U përpoqët me presione dhe nuk ja arritët; u përpoqët me gjyqe, nuk ja arritët; u përpoqët të më denigroni dhe të më tërhiqni në prehrin e tallavasë, prapë nuk arritët; më sulmoni si cubat të fshehur pas makinave; nuk do ja arrini kurrë dhe për asnjë arsye.Nuk kam as frikë e as droje; cubat godasin pas shpine, trimat dalin përballë.Jam shumë më i fortë se ju mendoni”, shkruan Zefi në facebook.

Në faqen e online të portalit.

Njoftimi i policise

Më datë 03.10.2023, nga një telefonatë në Sallën Operative është marrë njoftim se në rrugën “Bardhok Biba”, persona të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta një shtetas.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se personi i dëmtuar është shtetasi Gj. Z., 52 vjeç (administrator i një portali), i cili aktualisht po merr ndihmën mjekësore.

Me marrjen e njoftimit, është ngritur grupi Hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...

“Çmenden” çmimet në Himarë! 4 sufllaqe 40 EURO!

Çmimet abuzive në bregdetin shqiptar shihen si një ndër...