VIDEO/ Matura, festa ku mësuesit “zhvasin” nxënësit

Date:

- Advertisement -

Nxënësit që mbarojnë klasën e 9-të, sapo kalojnë ethet e provimeve, nisin të mendojnë për diçka të cilën e kanë planifikuar gjatë gjithë vitit: mbrëmjen e minimaturës. Një formë e re festimi e panjohur nga brezat e mëparshëm, por që është kthyer në domosdoshmeri për 15 vjeçaret e sotëm. Dhe pjesë e përgatitjeve, bëhen si gjithmonë edhe prindërit, financuesit e festës që zakonisht kap shifra marramendëse. Kjo shpesh herë edhe me disa prapaskena qëe përfshijnë dhe mësuesit.

VIDEO nga zyshat qe perfitojne nga maturat

Por le ti marrim gjërat me radhë.

Për të bërë një festë që rëndom quhet minimatura, së pari zgjidhet një lokal, merret menuja, shërbimi që ofrohet, dhe më e rëndësishmja: çmimi për person. Kjo gjë bëhet nga një person i ngarkuar, që shpesh ndodh të jetë mësuese, e cila në rastin e denoncimit që mbërriti në redaksinë e ‘Piranjave’, ka kërkuar 40 mijë lekë të vjetra për nxënës.

Përpara se të diskutojmë këtë detaj, më përpara le të kuptojmë se për çfarë çmimesh flitet.

Pronari i një resorti tha se për ditëlindje, DJ, arredimi, ushqimet dhe ëmbëlsirat shkojnë te 33 mijë lekë. Pra, për një feste ditëlindjeje, çmimi shkon 33 mijë lekë të vjetra. Po për minimaturën? A do të përfitojnë nxënësit, si më të vegjël që janë?

‘E keni të hapur edhe për maturat. Për çmimin ndani muhabetin, mos e vrit mendjen. Më thuaj pjesën tënde, kjo është e imja Beni, kjo është e tyre. Çmimi në përgjithësi, te maturat te 30, ulim te 25 mijë lekshi.

‘Ti më thuaj pjesën tënde dhe e rregullojmë’- tha pronari duke e bërë të qartë se ai bie dakord me organizatorët për një çmim nga i cili një përqindje do të mbetet për këta të fundit? Pra, çmimi për person fiksohet 25 mijë lekë të vjetra ndërsa nxënësve, më saktë prindërve të tyre, iu kërkohen 40 mijë. Diferenca prej 15 mijë lekësh, mbetet në xhepin e organizatorit.

Tani të kthehemi tek rasti, pasi shkolla për të cilën kemi informacion nga prindërit e nxënësve, është 9-vjeçarja ‘Kushtrimi i Lirisë’, në Tiranë.

‘Te ‘xxxx Resort’ është 40 mijë lekë shërbimi, ushqimet, muzika, pije pa limit. Jemi 4 klasa minimaturë, 100 veta bëhemi. Foli senatorja në fillim me lokalin, pastaj ndërhyri mësuese Flutura. Kemi paguar, se duhet të bëhej pagesa para.

Sipas nxënësve, por edhe nga informacionet që kemi marrë nga disa prindër, mësuese Flutura, është organizatorja e cila ka kërkuar 40 mijë lekë të vjetra për çdo nxënës pjesëmarrës në festë. Duke llogaritur që kanë konfirmuar pjesëmarrjen 100 nxënës, i bie që zysha të ketë bërë një goditje prej 1 milion e gjysëm lekë të vjetra.

Në një ditë të vetme, nuk janë aspak keq.

Por çfarë thotë mësuesja?

‘Për festën e Minimaturës janë marrë vetë prindërit dhe nxënësit. Ne jemi të ftuar. S’jemi takuar me pronarin e restorantit, as unë as zyshë Alda. Ne kemi pyetur vetëm nëse ka hapësirë apo jo, tjetër gjë s’di. Për çmimin s’di. Janë vetë prindërit me listë emërore. Ne me resortin kemi diskutuar, por jo kemi bërë pazare. Pazaret i kanë bërë prindërit. Ja të gjejmë listën për nxënësit. Pas kësaj deklarate mësuesja largohet për pak momente dhe kur kthehet justifikohet se nuk e gjeti listën, pasi mungonte nxënësja.

Nëse mësuese Flutura nuk është marrë aspak me organizimin, çfarë nevoje kishte të hynte në diskutime me resortin? Pse duhej te pyeste nëse ka apo jo hapësire? Dhe kur ne prisnim që të merrnim një përgjigje për akuzat që kishin bërë prindërit e fëmijëve, mësuesja organizatore, gjeti shkak të largohej, dhe të mos kthehej më për t’u ballafaquar.

Kjo ne fakt eshte nje histori mjaft e degjuar, cdo vit pas perfundimit te shkolles. Mësues pa minimumin e dinjitetit, që bëjnë marrëveshje me lokalet, për të përfituar diçka, në kurriz të nxënësve të tyre. Dhe meqë jemi në kulmin e sezonit të mbrëmjeve të maturës dhe minimaturës, një këshillë për prindërit:

Ju mjafton një telefonatë me lokalet e festave për të mësuar çmimet. Ato reale.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Mund t’i bashkohet Kombëtares, Bayern Munich “mesazh” PUBLIK sulmuesit shqiptar

Dita e sotme është shumë e veçantë për një...

Aksidenti tragjik në Pogradec, ky është 33-vjeçari që humbi jetën

Martin Kastrioti, 33 vjeç humbi jetën ditën e sotme...

“Më ngacmonte gruan”, ja kush është autori i vrasjes në Durrës, hodhi nga ura shokun pas sherrit

Ky është Majlind Habibi, personi që akuzohet se vrau...