Vrau çiftin shqiptar dhe dy fëmijët për qiranë e shtëpisë, greku dënohet me burgim të përjetshëm

Date:

- Advertisement -

Më 2 mars 2022, Greqi u trondit nga vrajsa e katërfishtë e ndodhur në Andravidë, ku viktima ishin dy fëmijë të vegjël dhe prindërit e tyre, Armando nga Lushnja dhe Maria nga Rumania.

4 personat u gjetën pa shenja jete në shtëpinë e tyre nga fëmija i tretë i familjes, një djalë 12-vjeçar i cili kishte lindur nga martesa e mëparshme e Marias.

Autori greku 60-vjeçar me inicialet Dh. B., prind i dy fëmijëve, pronar i banesës ku jetonte çifti shqiptar, Armando dhe Maria Kloci dhe fëmijët e tyre masakroi familjen shqiptare pasi nuk kishin paguar borxhin e qirasë.

Greku është paraqitur para trupit gjykues për akuzën e “vrasjes”, “armëmbajtjes pa leje” dhe është dënuar me katër herë burgim të përjetshëm, 21 muaj në bazë të përbashkët për “armëmbajtje dhe përdorim” dhe 900 euro dënim monetar për veprën e tij të rëndë kriminale ndaj 32-vjeçarit Armando Clotsi, bashkëshortes së tij Maria dhe dy fëmijëve të tyre të mitur.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related