VIDEO/ Turqia e ktheu në bomber, Rey Manaj arrin Piantek dhe vihet në ndjekje të Ikardit e Xhekos

Date:

- Advertisement -

Rei Manaj po kalon një nga sezonet më të mira të karrierës së tij futbollistike në këtë edicion të parë në futbollin turk. Sulmuesi i kombëtares shqiptare sot ka shënuar golin e tij të 12 në këtë kampionat, duke u rreshtuar tashmë mes bomberave më të mirë në Superligë, edhe pse nuk gjendet në një nga skuadrat e kreut.

Me golin e 12, që i dha fitoren 1-0 Sivaspor ndaj Rizespor, sulmuesi shkoi në vendin e 4-t në renditjen e golashënuesve më të mirë në Turqi, me të njëjtin numër golash si polaku Krzistof Piontek i cili luan me Bashakshehir si dhe Kara i Kasëmpasha.

Një gol më shumë se sulmuesi shqiptar ka Mauro Ikardi i Gallatasarajt, ndërsa dy më shumë ka shënuar Tiam i Pendikspor. Për momentin golashënuesi më i mirë i kampionatit turk mbetet Edin Xheko, i cili ka shënuar 16 gola me fanellën e Fenerbahçes.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Kush do t’i mbledhë ullinjtë tanë?”/ Habit Mitsotakis me deklaratën për emigrantë shqiptarë

Ardhja e emigrantëve të parë italianë në Shqipëri, si...

Pastronin paratë e klanit “Çopja”, arrestohet në Romë një prej vëllezërve Merkaj

Klajdi Merkaj, në kërkim ndërkombëtar për llogari të dosjes...

Vazot e kualifikueseve të Kupës së Botës, Shqipëria rrëzikon përballje “BIG” dhe me Kosovën

Me 13 dhjetor do të hidhet shorti i kualifikueseve...